Dyshohet se mashtroi qindra kosovarë me viza pune, arrestohet një punëtor i një agjencie

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar një person dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit, i cili dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me viza pune, raporton Express.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsfikimi i dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë, i njëjti nga 12 shtatori i vitit 2019 e deri në shtator të vitit 2021, në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave,

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria e ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./Express

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se si vazhdimësi e ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurores së çështjes, lidhur me rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve, në të cilin kanë përfunduar të arrestuar më parë katër (4) persona, më 23 qershor 2022, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, personi me inicialet V.C., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj të njëjtit, prokurorja e rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria e ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...