Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

PUBLIKUAR

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se rasti është iniciuar më 26.06.2026, pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.

“Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç. I dyshuari është arrestuar sot, më 04.07.2026, në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...

Fillim i ngrohtë i javës në Kosovë, ndryshim i motit nga e enjtja

Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i...

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...