Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, suspendohen tre oficerë doganorë

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës sot ka suspenduar tre oficerë doganorë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare derisa kanë qenë duke zbatuar detyrat e tyre në pikë-kalimin kufitar të Jarinje.

Sipas një njoftimi të Doganave, pas hetimeve të brendshme nga Dogana e Kosovës dhe në konsultim me prokurorinë kompetente është marr vendimi për zgjerimin e hetimeve me dyshimin e keqpërdorimi të detyrës zyrtare.

“Oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës andaj edhe sot janë suspenduar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...

Kurti me dy duart duke u mbrojtur nga vezët, Nol Nushi e tall: Pamje të tij si ushtar më 1999

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV’së, Albin Kurti, pasi...