Nëse dështon blerja e Neymarit, Dybala është plani B i Realit.
Neymari mbetet objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton e verës, por nëse dështon transferimi i 26 vjeçarit brazilian, Reali ka targetuar anësorin e Juventusit, Paulo Dybala, si opsion të dytë, raporton Don Balon, transmeton Gazeta Express.
Dybala nuk ka marrëdhënie të mira me Massimiliano Allegrin, por ai shihet si e ardhmja e “Zonjës së Vjetër”.
Pavarësisht kësaj, Los Blancos do të tentojnë të afrojnë 23 vjeçarin për të cilin raportohet se interesohen edhe Bayerni, Barcelona, Paris Sain-Germaini e Atletico Madridi. /Gazeta Express/


