Dybala përshëndetet me lot në sy me tifozët e Juves

PUBLIKUAR

Paulo Dybala është përshëndetur përfundimisht me tifozët e Juventusit mbrëmë.

Ndeshja ndaj Lazios ishte e fundit për sulmuesin argjentinas përpara tifozëve të tij.

Dhe, ish-futbollisti i Palermos nuk ka mundur t’i ndalë lotët që i rrodhën nga emocionet dhe mërzia që po largohet nga klubi.

28 vjeçari ishte transferuar në Torino në vitin 2015 dhe Juve i kishte paguar 40 milionë euro nga ajo kohë, shkruan “Gazeta Express”.

Palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe ai do të largohet si lojtar i lirë.

E pas përfundimit të ndeshjes me Lazion, që përfundoi baras, 2:2, Dybala nuk mundi t’ju përmbahej emocioneve dhe duartrokitjet që ia dha publiku bënë që të niste të qajë.

Dybala ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Juves në vitet e fundit.

Ende nuk dihet klubi i tij i ri, ndërsa ka ofertë nga Interi, por edhe nga jashtë Italisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...