Dybala optimist: Titulli nuk është i pamundur, besojmë në të

PUBLIKUAR

Dështimet e njëpasnjëshme të skuadrave si Inter, Milan e Napoli kanë bërë që në garë për titull të futet edhe Juventusi.

Zonja e Vjetër aktualisht zë vendin e katërt në tabelë me 50 pikë, shtatë më pak se Napoli e Milan që ndajnë vendin e parë, derisa Interi është e treta me 55 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për titullin kanë filluar të ëndërrojnë edhe futbollistët e Juventusit, pasi duke parë ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të kampionatit, asgjë nuk është e pamundur.

Paulo Dybala ka folur për titullin e kampionit, duke thënë se beson në të pasi ka shumë ndeshje deri në fund dhe presin Interin në Allianz Stadium të Torinos.

“Do të luajmë kundër Interit në Torino dhe mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Unë besoj tek fitimi i titullit”, u shpreh Dybala, i cili deklaroi se ndihet mirë dhe i gatshëm për të luajtur.

“Tani jam mirë dhe dua që të luajë në të gjitha sfidat e mbetura. Nëse trajneri më hedh në fushë, unë jam gati”, vazhdoi tutje Dybala.

Juventus ka marrë barazim në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit 1-1, derisa argjentinasi thotë se duan të kalojnë tutje.

“Kundër Villarrealit nuk është e lehtë, sepse është një skuadër e fortë. Por do të luajmë ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe duam që të fitojmë”, deklaroi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...