Dybala mund të largohet ende nga Juve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Sulmuesi argjentinas nuk e ka të sigurt qëndrimin në Torino as pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar

Paulo Dybala nuk e ka ende të sigurt qëndrimin në Juventus, edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Ylli argjentinas përfundoi në bankinë në ndeshjen e së shtunës ndaj Parmës, në hapje të sezonit të ri në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte një sinjal nga trajneri Maurizio Sarri se ish-futbollisti i Palermos mund të jetë rezervist edhe në sezonin e ri.

Interesim për Dybalan gjatë kësaj vere kishin shfaqur klubet e njohura evropiane si Paris Saint-Germain, Tottenham e Manchester United.

Mirëpo, sulmuesi argjentinas kishte preferuar më shumë të qëndrojë në Torino, edhe pse klubi dëshironte ta shiste.

Sidoqoftë, Tuttosport raporton se 25 vjeçari ka mbetur i shokuar me vendimin që të përfundojë në bankinë dhe brengoset se as këtë sezon nuk do të ketë rol të rëndësishëm tek Bardhezinjtë.

Prandaj, Dybala mund të transferohet në Paris, ku me gjasë mund ta zëvendësojë Neymarin, i cili pritet të transferohet në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...