Paulo Dybala ka dhuruar një performancë të shkëlqyer duke realizuar një het-trik në fitoren e mundimshme të Juventusit kundër skuadrës më të dobët në ligë, Beneventos, të shtunën pasdite.
Benevento e priti Juventusin në kuadër të javës së 31-të të Serisë A italiane dhe i shkaktoi mjaft kokëçarje, por në fund u dorëzuar duke pësuar humbje 4-2, transmeton Express.
Dybala shënoi tre gola, dy nga penalltia, në minutat 16’, 47’ dhe 74’.
Benevento arriti dy herë ta barazoi rezultatin, por nuk mundi më shumë, pasi në minutën e 82-të, Duglas Costa ia preku këmbët duke shënuar një super gol nga distanca.
Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 81 pikëve në krye të tabelës, shtatë më shumë se ndjekësi i parë, Napoli, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Benevento mbetet e fundit në renditjen e Serie A me vetëm 13 pikë. /Express/


