“Dybala kurrë nuk do ta arrijë nivelin e Messit dhe Ronaldos”

PUBLIKUAR

Cassano beson se vetëm Cristiano mund t’i afrohet Messit, gjithë të tjerët janë larg tyre.

Antonio Cassano ka insistuar se Paulo Dybala kurrë nuk do të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, teksa e konsideron yllin e Barcelonës si më të mirin në histori.

“Dybala? Ai nuk do të bëhet si Messi. Messi është lojtari më i mirë në histori dhe vetëm Cristiano Ronaldo i afrohet. Nuk mund të krahasoni diçka të paarritshme me lojtar të shkëlqyer”, u përgjigj Cassano.

“Nuk po e them këtë për t’ia humbur meritat Dybalas. Ai është i ngjashëm me Vincenzo Montellan. Është i fortë, inteligjent dhe shënon shumë gola, por Messi është diçka tjetër”, shtoi mes tjerash italiani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...