Barcelona nuk është më e interesuar në shërbimet e Paulo Dybalas.
Argjentinasi i Juventusit, e dëshiron kalimin te Real Madridi, shkruan Don Balon, transmeton Gazeta Express.
Dybala nuk po mundet ta tregojë veten te “Zonja e Vjetër” që nga ardhja e Cristiano Ronaldos, dhe më parë e ka shprehur dëshirën që të transferohet te Barcelona, mirëpo “Blaugranët” nuk janë të interesuar më për të.
24-vjeçari e ka kthyer vëmendjen kah Real Madridi.
Që nga transferimi i tij nga Palermo në Juventus në vitin 2015, Dybala i ka bërë 142 paraqitje dhe i ka shënuar 68 gola. /Gazeta Express/


