Dybala beson në fitimin e titullit me Juventusin

PUBLIKUAR

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala vazhdon të besojë se Juventusi do ta mbrojë titullin e kampionit në Serie A.

Argjentinasi është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe ka udhëhequr Juventusin drejt 13 fitoreve radhazi në Serie A.

Para ndeshjes me Napolin, Dybala ka deklaruar se titulli do t’i takojë përsëri Juventusit.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Napolin që po kalon një moment të mirë”.

“Besoj se titulli do të vijë përsëri në Torino. Jam i bindur që mund ta mbrojmë titullin”, deklaroi Dybala që foli edhe për bashkëkombësin e tij Gonzalo Higuain.

“Mund të nënshkruajë ku të doni, Juve kampion dhe Higuain golashënuesi më i mirë. E kam mikë të mirë dhe është duke kaluar një moment shumë të mirë”, tha Dybala. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...