Dybala afër largimit nga Juventusi, zbulohen klubet e interesuara për argjentinasin

PUBLIKUAR

Paulo Dybala pritet që të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, zbuloi sot se palët nuk kanë arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës. Dhe, sipas tij, argjentinasi do të largohet nga “Allianz Stadium” gjatë verës.

Kjo situatë thuhet se ka vënë në alarm disa klube, përfshirë Barcelonën, Manchester Unitedin, Liverpoolin e Tottenham Hotspurin.

28-vjeçari mund të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor.

Ndryshe, Paulo Dybala ka shënuar 113 gola dhe ka dhënë 48 asistime në 283 paraqitje për Juventusin.

Ish-futbollisti i Palermos gjithashtu ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A dhe katër herë Kupën e Italisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...