Dy viktimat në Pejë ishin komshinj, dyshohet se 58-vjeçari së pari vrau 17-vjeçaren e më pas bëri vetëvrasje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Dy viktimat në Pejë ishin komshinj, dyshohet se 58-vjeçari së pari vrau 17-vjeçaren e më pas bëri vetëvrasje

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në Vitomiricë të Pejës.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës ka tronditur Vitomiricën e Pejës, pasi që kishte ndodhur një vrasje e dyfishtë, me ç’rast kanë mbetur të vrarë një vajzë 17-vjeçare dhe një burrë 58-vjeçar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për lajmi.net, se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike, por që sipas tij, dyshohet se fillimisht është vrarë vajzë e më pas dorasi ka kryer vetëvrasje.

Nikçi po ashtu ka bërë të ditur se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me të pranuar informatën departamenti i krimeve të rënda në Prokurinë Themelore të Pejës, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitet relevante me ç’rast trupat e viktimave dërguar në obduksion. Gjithashtu arma dhe gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim. Po ashtu janë duke u ndërmarrë edhe veprime hetimore me ç’rast pasi t’i pranojmë rezultatet nga autopsia dhe ekzaminimi i armëve dhe veprimeve të tjera do të kuptojmë shkaqet dhe motivet e këtij rasti tragjik. Fillimisht dyshohet se është privuar nga jeta me armë zjarri njëra viktimë në këtë rast femra, më pas dyshohet se është kryer edhe vetëvrasja nga personi që e ka kryer vrasjen”,d deklaroi Nikçi për lajmi.net.

Në anën tjetër nga Policia e Kosovës i kanë thënë lajmi.net, se viktimat kanë qenë komshinj, por që as Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës nuk ka dhënë detaje shtesë.

“Janë komshinj, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka treguar Gashi.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...