Dy të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me COVID në Shqipëri

PUBLIKUAR

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur dy humbje jete dhe 321 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht janë 5,220 pacientë aktivë në të gjithë vendin nga të cilët 122 ndodhet në spital. Prej tyre, 20 janë në gjendje më të rënduar.

Dy pacientë, njëri 55 vjeç nga Kruja dhe tjetri 79 nga Tiranë, kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit.

Në total, që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria numëron 3,189 viktima nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen për të qenë të mbrojtur nga virusi.

Deri tani në Shqipëri janë kryer në total 2,286,235 doza të vaksinës ndaj COVID-19 nga 2.7 milionë vaksina në dispozicion.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...