Dy të lënduar në një aksident trafiku në Lipjan

PUBLIKUAR

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në fshatin Rufc të Lipjanit

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa automjeti ka humbur kontrollin nga shkaqe të panjohura.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhë një aksident trafiku ku një automjet  për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rastin po e heton njësiti kompetent në stacionin e Lipjanit”, tha Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...