Dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe një veture në Grabovc

PUBLIKUAR

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe trenit në fshatin Grabovc.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka  bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur  rreth orës 07:15 .

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut Rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar . Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...