Dy të arrestuar në Pejë për lëndim të rëndë të një personi

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se më 8 dhjetor 2022 rreth orës 22:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Novosellё-Pejё ka ndodhur njё sulm fizik ndaj një personi, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar të premten.  

Policia thotë se me të marr informatën për incident më 8 dhjetor, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatё njё përleshje personat e dyshuar e kanё sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore.

Policia bën të ditur se viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.

Pas intervistimit, tё dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...