Bayern Munich është duke u përgatitur për ta gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, në rast se ky i fundit largohet në verë.
Bayern Munich do të tentojë ta transferojë njërin nga dy super sulmuesit, Timo Werner apo Harry Kane, nëse Robert Lewandowski largohet nga klubi në verë, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Express.

Lewandowski është lidhur mes tjerash edhe me Chelsean dhe Manchester Unitedin përveç Real Madridin dhe Bayern është duke punuar zellshëm për ta gjetur zëvendësuesin e mundshëm të tij. /Express/



