Në Komunën e Lipjanit brenda 24 orëve kanë nodhur dy raste të dhunës në familje, transmeton LipjaniNews.
Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e diur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.
E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti tjetër ka nodhur pasi që viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka dëbuar atë nga shtëpia, transmeton LipjaniNews.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /LipjaniNews/


