Dy policë shpëtojnë nga ngulfatja një qytetar në Vushtrri

PUBLIKUAR

Dy zyrtarë policorë kanë shpëtuar një qytetar në Vushtrri nga ngulfatja.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur sot në orët e mesditës kur dy zyrtarë policorë kanë reaguar shpejtë pasi qytetarit iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Falë reagimit të tyre, qytetarit iu liruan rrugët e frymëmarrjes dhe gjendja e tij u stabilizua.

Qytetari i moshës rreth 60 vjeçar, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia shpëton një qytetar nga ngulfatja

Vushtrri, 09 shkurt 2022

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetari i moshës rreth 60 vjeçar, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...