Dy persona kanë sulmuar zyrtarët policorë në Graqanicë, pasi janë kapur duke qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore, raporton Express
Rasti ka ndodhur në orën 22:20, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq pas intervistimit nga prokurori, njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt ndërkaq tjetri është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë, 03.10.2021 – 22:20. Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në detyrë zyrtare, kanë hasur disa persona të cilët kishin qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore. Gjatë identifikimit të tyre, të dyshuarit një mashkull dhe një femër, dytë kosovarë kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara, është liruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy zyrtarë policor meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./


