Dy persona gjuajnë me armë drejt një lokali në Leposaviq, polici brenda u kundërpërgjigjet

PUBLIKUAR

Dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, brenda lokalit ndodhej një zyrtar policor, i cili është përgjigjur me armë zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...