Dy mjekë riinfektohen me koronavirus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Gjatë javës së fundit në Kosovë, dy mjekë janë riinfektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Odës së Mjekësve, Naser Gjonbalaj.

Ai tha se nuk dihet se pjesë e cilës klinikë janë këta mjekë, por se në bazë të informacioneve të dy janë riinfektuar me virusin Covid-19.

“Po gjatë javës jemi informuar edhe për raste të riinfektimit tek mjekët. Nuk e dimë se të cilës jklinikë janë ata. Informacionet i kemi vetëm që janë riinfektuar”, ka thënë Gjonbalaj.

Në ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 730 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 201 raste, Prizren 63 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 47 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 40 raste, Lipjan 38 raste, Podujevë 38 raste, Gjilan 35 raste, Ferizaj 28 raste, Kamenicë 26 raste, Vushtrri 22 raste, Obiliq 20 raste, Viti 12 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Rahovec 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Hani i Elezit.

Ndërkohë, rastet e vdekjes janë regjistruar në: Gjilan, Prishtinë, Gjakovë dhe Viti.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit.

SHIKO MË SHUMË

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...