Dy mënyrat e vetme se si Barça mund ta blejë Martinezin, Interi i beson Sanchezit

PUBLIKUAR

Lautaro Martinez vazhdon të jetë temë diskutimi si në Itali ashtu edhe në Spanjë.

Sipas Sky Sport Italia dhe ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka dy mënyra se si Barcelona mund ta marrë Lautaron.

E para duke paguar klauzolën 111 milionë euro, dhe e dyta 90 apo 95 milionë euro plus një lojtar i zgjedhur nga Interi.

Duket se situata nuk është e mirë për Barcelonën që duhet të mendohet mirë para se të veprojë, në anën tjetër Interi i ka idetë e qarta, pasi insiston që ta mbajë edhe sezonin e ardhshëm.

Madje, edhe Alexis Sanchez do të qëndrojë në Milano, Antonio Conte ka vendosur që t’ia japë edhe një shans, dëshiron ta nisë sezonin 2020/21 me Martinez, Sanchez dhe Romelu Lukaku. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...