Dy lojtarë të lënduar edhe te Barcelona

PUBLIKUAR

Barcelona nuk do të mundë të llogarisë në dy lojtarë titullarë në ndeshjen e së premtes kundër Sevillës në La Liga, për shkak të lëndimeve.

Frenkie de Jong dhe Sergi Roberto kanë pësuar lëndime dhe nuk do të mundë të luajnë në ndeshjen e së premtes në udhëtim, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk do t’i ndihmojë aspak Quique Setienit, skuadra e të cilit ka shumë orar të ngjeshur të ndeshjeve.

Mesfushori holandez dhe mbrojtësi i djathtë spanjoll stërvitën të veçuar në ushtrimet e së enjtes dhe nuk u ftuan fare për ndeshjes e një dite më vonë.

De Jong ka probleme me pulpën e këmbës, ndërsa Roberto me dëmtim në brinjë.

Lojtarët e ftuar nga Setien për të premten:

Marc-Andre ter Stegen, Neto, Inaki Pena, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arthur, Luis Suarez, Lionel Messi, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Jordi Alba, Martin Braithwaite, Arturo Vidal, Junior Firpo, Riqui Puig, Alex Collado, Ansu Fati, Ronald Araujo, Kike Saverio, Chumi dhe Monchu.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...