Chelsea është shumë pranë transferimit të yllit të Shakhtar Donetskut, Alex Teixeira – bëjnë të ditur mediat.
Blutë e kanë kërkuar mesfushorin brazilian që nga vera dhe më në fund duket se do ta transferojnë.
Sipas Fichajes, klubi duhet të falënderojë dyshen Willian dhe Oscar që kanë arritur ta bindin bashkëkombësin e tyre që të kalojë në Stamford Bridge.
Miqësia e mirë e Teixeiras me dy lojtarët e Chelseat është një arsye e madhe për transferimin e tij. /Telegrafi/


