Dy klubet nga Manchesteri e duan Lautaron

PUBLIKUAR

Manchester City dhe Manchester United ia kanë vënë syrin sulmuesit në super-formë të Interit

Manchester City dhe Manchester United nuk janë rivalë vetëm në fushën e blertë.

Dy klubet nga qyteti i Manchesterit po bëjnë garë edhe për ta transferuar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, shkruan “The Mirror”, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas po shfaq formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe klubet e mëdha evropiane e duan në gjirin e tyre.

Sulmuesi argjentinas aktualisht vlerësohet 110 deri në 120 milionë euro, shumë të cilën do të ishin në gjendje ta paguanin të dyja klubet e Manchesterit.

Martinez i ka realizuar 5 gola në 12 ndeshje të zhvilluara në Serie A këtë sezon me Interin.

Lautaron ndërkohë e pëlqen edhe Barcelona. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...