Dy klube angleze në garë për Dembelen, thuhet se janë të gatshme për të paguar klauzolën e tij të lirimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ousmane Dembele duket se ishte duke gjetur formën e tij më të mirë në Barcelonë këtë sezon, teksa fitoi edhe besimin e trajnerit, Xavi Hernandez. Tani, sulmuesi anësor do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj shkaku i lëndimit.

E ardhmja e francezit po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Aishte afër largimit nga “Camp Nou” verën e kaluar, teksa disa javë të atij afati kalimtar i kaloi edhe si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, zyrtarët e klubit e bindën atë të nënshkruante një kontratë të re dyvjeçare, e cila zgjat deri në vitin 2024.

Por, klauzola prej 50 milionë eurosh e vendosur mund t’i sjellë sërish telashe Barcelonës dhe kjo thuhet se është arsyeja që katalunasit po synojnë rinovimin e kontratës me lojtarin.

Klauzola e tij mund të aktivizohet përpara se Barça të finalizojë një marrëveshje të re. Sipas “Calciomercato”, Liverpooli dhe Newcastle Untedi po mendojnë për të bërë një lëvizje.

Të dy klubet angleze nuk besohet ta kenë problem që të paguajnë 50 milionë euro për 25-vjeçarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...