Dy herë radhazi është vjedhur një shtëpi në fshatin Ribar i Madh të Komunës së Lipjanit.
Këtë e ka thënë vetë një banorë i fshatit (i njohur për redaksinë), ku ka pohuar se dje ka qenë hera e dytë të cilën është vjedhur shtëpia e mixhës së tij.
“Na e kemi hetur të nesërmen në ora 11:30 edhe gjitha sendet i kishin demoluar janë munduar frigoriferin me marr ama skan mujt, ama sot në ora 3 e kemi vrejtuar përsëri nga e njëjta dritare kanë hy”, tha ky banor, transmeton LipjaniNews.com.
Po ashtu bëhet e ditur se për të dyja rastet është njoftuar edhe Policia Kosovës. /LipjaniNews.com/


