Dy gjigantë evropianë janë në betejë për Haalandin

PUBLIKUAR

Erling Haaland është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit norvegjez në vitet e fundit kanë bërë që atë ta duan në ekip të gjitha klubet e mëdha.

Tash, mediumi britanik “The Athletic” raporton se për futbollistin e Borussia Dotmundit janë në betejë Real Madridi dhe Manchester City, përcjell “Gazeta Express”.

Barcelona duket se është larguar nga gara, ndërsa tash “Los Blancos” dhe “Citizens” do të luftojnë për ta bërë të tyrin ish-futbollistin e Salzburgut.

Pra, e ardhmja e Haaland gjithsesi do të jetë e lidhur me La Ligan ose me Premierligën.

Sapo të hapet afati kalimtar i verës, gjiganti norvegjez mund ta bëjë lëvizjen e madhe.

Dortmundi nga ana e tij duket të jetë i dorëzuar për ta mbajtur lojtarin.

Për Haalandin, klubi gjerman i do së paku 100 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...