Dy bashkëluftëtarët e Fehmi Lladrovcit: Adem Jashari na e hoqi qafesh helikopterin, na tha urime plagët e lirisë

PUBLIKUAR

Në 24-vjeorin e rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, në emisionin “Frontal” të T7, të ftuar kanë qenë bashkëluftëtarët e Fehmi Lladrovcit – Sabit Lladrovci dhe Ferki Karaxha.

Ndër të tjerash, Sabit Lladrovci, ka treguar se si është shpëtuar nga komandanti Adem Jashari.

“Së pari jemi ballafaquar, kemi qenë Musë Jashari, Rasim Kiçina, Jahir Hajdari dhe unë te gjashtë lisat e Likoshanit të Qirezit. Aty kam marrë plagë, falë zotit dhe Rasim Kicina më ka tërheq e kemi shku në Kozhicë. Musë Jashari ka rënë në kontakt me Adem Jasharin, i ka tregu ‘e kemi një ushtar të plagosur po s është shumë rëndë’. Përmes radiolidhjes, Sabit Geci ka dëgju dhe ka ardhë, na ka marrë. Duke shkuar në rrugën Kozhicë- Baks, na ka rrok helikopteri, na ka ndjek katër kilometra dhe kam marrë plagë. Kemi qenë tre persona në kerr dhe tretë kemi marrë plagë, por kemi shpëtuar. 111 vrima e kanë marrë kerrin dhe na ka gju me zolë, na hupi drejtimi mbi automjetit dhe i ramë murit të shtëpisë…  U kthye helikopteri me na marrë, në atë moment ka ardhë Adem Jashari dhe na ka shpëtu, na ka hjek helikopterin preje kreje edhe na ka thënë fjaltë e Adem Jasharit ‘urime plagët e lirisë’ dhe na ka kap përqafe të treve”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...