Duterte: Koha t’i themi lamtumirë Amerikës

PUBLIKUAR

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është takuar sot me homologun e vet kinez, Xi Jinping, raportojnë mediat lokale.

 

Lideri i Filipineve është duke kërkuar marrëdhënie më të ngushta me Kinën, duke e kritikuar ashpër aleatin e vet, SHBA-në, transmeton Express.

Dy liderët kanë mbajtur takime zyrtare dhe kanë nënshkruar një seri dokumentesh për bashkëpunim, sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”.

Gjatë një fjalimi para komunitetit filipinas në Pekin, të mbajtur dje, Duterte tha se Filipinet kanë fituar pak nga aleanca e gjatë me SHBA-në, ish-sunduesin e vet kolonial.

“Qëndrimi juaj në vendin tim ishte për përfitimet tuaja. Prandaj, është koha t’ju themi lamtumirë, miq,” tha Duterte, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

Në anën tjetër, ai tha se Kina është e mirë.

“[Kina] kurrë nuk e ka pushtuar asnjë pjesë të vendit tim gjithë këto gjenerata,” tha ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...