Dushan Janjiq, kandidat për president të Serbisë

PUBLIKUAR

Kryetari i partisë “Serbia Aktive”, Dushan Janjiq, ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017.

Janjiq, i njohur për publikun si një analist politik dhe kreu i Forumit për Marrëdhënie Etnike, tha se këto zgjedhje do të jenë “një çast vendimtar për idenë e integrimeve evropiane”, transmeton Telegrafi.

Duke folur për programin e tij, Janjiq thotë se do të dalë me një program të demokracisë sociale dhe drejtësisë sociale, rindërtimin dhe ndërtimin e Serbisë, duke vazhduar integrimin evropian, por edhe me një mesazh të qartë se pa iu bashkuar NATO-s, nuk ka integrim evropian.

Ai thotë se fushata e tij tashmë ka filluar me mbledhjen e votave dhe përfundimin e marrëveshjeve me lëvizjet qytetare dhe iniciativat lokale dhe partitë e pakicave.

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...