Dukagjin Gorani, pjesëmarrës i protestës së sotme: Po lind një vetëdije e re politike (Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë, analisti politik, Dukagjin Gorani paralajmëroi pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar. “Nesër. Në 1400h. Shihemi në shesh”, kishte shkruar ai.

Në një prononcim për Telegrafin, gjatë protestës së sotme, Gorani ka thënë se po pasqyrohet pezmi i mbledhur shoqëror. Sipas tij, kjo është protestë e qytetarëve e jo vetëm partive politike.

“Një vetëdije e re politike po lind. Kjo është një protestë për llogaridhënie karshi pushteti që shihet se asnjë institucion shoqëror nuk e merr seriozisht. Me marrëveshjet e tyre me shtetet tjera shihet se ata shkelin çdo normë, çdo kod politik, moral e ligjor. Mendoj që protesta e sotme është reagim ndaj një mospërfillje të tillë”, ka thënë Gorani. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...