Duka: Barazimi na jep siguri

PUBLIKUAR

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit u shpreh për Supersport pas takimit se barazimi i arritur ndaj Danimarkës në Kopenhagen është shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh se është marrë ndaj një kundërshtari direkt.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, me shumë emocion. Ndoshta kemi bërë edhe ndonjë gabim, por e rëndësishme është që arritëm të marrim një pikë në një fushë shumë të vështirë ndaj një kundërshtari direkt. Ky barazim na jep më shumë forcë dhe siguri për të ardhmen”, tha pas ndeshjes presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

I të njëjtit mendim ishte edhe Alban Bushi, menaxher i Kombëtares, i cili shtoi se megjithëse tashmë vendin i tretë është i sigurt për të dytin asgjë nuk ka mbaruar pasi në lojë për ne janë edhe 9 pikë.

“Ky barazim na jep akoma më shumë shanse për të zënë vendin e dytë, megjithëse asgjë nuk ka mbaruar pasi janë 9 pikë në lojë për ne dhe 6 pikë për Danimarkën. Megjithatë ky ishte një barazim shumë i rëndësishëm”, u shpreh Alban Bushi, menaxher i Kombëtares shqiptare. /TCH/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...