“Duhet të kemi kujdes me Gavin”

PUBLIKUAR

Gavi është zbulimi i radhës i Barcelonës. Spanja do të ketë kujdes me talentin 17-vjeçar.

Vitin e kaluar Pedri, këtë edicion Gavi është zbulimi i madh i Barcelonës.

Pablo Martín Páez Gavira, i njohur si Gavi, u ftua nga Ronald Koeman në ekipin e parë të Barcelonës dhe deri më tani ka luajtur disa ndeshje ani pse vetëm 17-vjeçar.

Befasia edhe më e madhe ishte lista e Luis Enriques, që përfshiu 17-vjeçarin për ndeshjet e tetorit, por që nuk ka zbuluar nëse do të debutojë me Spanjën.

“Titullar? (Qesh) Kemi pasur vetëm një stërvitje. E shoh shumë mirë. Duhet të kemi kujdes me të, nuk është më rëndësi se kur debuton”, u shpreh Enrique. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...