Pasi mungoi në sfidën e mesjavës ndaj Metz në kuadër të Ligue 1 të fituar në fund nga Paris Saint Germain falë dy golave të Achraf Hakimit, Lionel Messi do të mungojë edhe në takimin e kësaj të shtune për Ligue 1 ndaj Montpellier.
Argjentinasi është rikthyer në stërvitje me parisienët këtë të premte, por trajneri, Mauricio Pochettino ka konfirmuar mungesën e 34-vjeçarit në ndeshjen ndaj Montpellier.
Ai shpreson ta ketë Leon të gatshëm për sfidën e Champions League.
“Leo ka filluar të vrapojë, shpresoj që të shkojë gjithçka në mënyrën e duhur, shpresojmë që të jetë gati për të luajtur në sfidën ndaj Manchester City në Champions, por duhet të jemi të kujdesshëm, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, theksoi trajneri argjentinas.
Për Lionel Messin fillim më të vështirë te Paris Saint Germain nuk mund të kishte, tri ndeshja ka zhvilluar deri më tani, zero gola, zero asiste. /Gazeta Express/


