“Duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi”, Vuçiq falënderon Gjermaninë që e takoi me Kurtin

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Gjermaninë për organizimin e takimit të së mërkurës në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këto komente, kreu i shtetit serb i bëri në një konferencë për media pas takimit që pati në Beograd me ministren gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Unë fola për qëndrimin e Serbisë, falënderova Gjermaninë që organizoi një takim me Kurtin mbrëmë dhe që mund të bisedonim, çfarëdo qoftë ajo bisedë”, tha Vuçiq.

“Është e rëndësishme që të flasim, sepse kështu diskutohet e ardhmja në një shoqëri demokratike”.

Ndërkaq sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi ,  ai tha se “duhet gjetur një zgjidhje kompromisi”.

“Ju lutemi lejoni një shtet sovran të shprehë rezervat e tij për çështje të caktuara. Duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi, jo një zgjidhje që do të imponohet. Serbia po përballet me kohë të vështira, besoj se do të mund të qëndrojmë dhe të mbijetojmë dhe të jemi partner i besueshëm ”, tha presidenti i Serbisë”, tha Vuçiq, njofton Klankosova.tv.

Në Gjermani mbrëmë  u zhvillua një darkë joformale ku i pranishëm pos kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq  ishte edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Klankosova.tv/.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...