“Duhet të gjej punë” – Luizi flet me Kiarën për jetën pas daljes nga Big Brother VIP Albania

PUBLIKUAR

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania.

Ata pas festës së organizuar në oborr janë shtrirë së bashku dhe kanë biseduar për periudhën jashtë.

Artisti shkodran i ka thënë moderatores se gjëja e parë që do bëjë pasi të dalë nga shtëpia është të gjejë punë.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari i njohur madje i kërkoi asaj të durojë deri sa ta fitojë këtë edicion të Big Brother.

Të njëjtit po ashtu kanë bërë biseda për të bërë gati valixhen e Kiarës, pasi është në nominim për të dalë nga shtëpia bashkë me Olta Gixharin.

“Do zgjohesh nesër, do pish kafe, pastaj do të bëjmë valixhet bashkë”, i ka thënë Luizi-Kiarës.

Ndërka pritet të shihet nesër (e shtunë) se si do të shkojë ky nominim apo nëse do të ketë një ndryshim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...