Duhet të fuqizohet roli i gruas në institucione

PUBLIKUAR

Kryetarja e Grupit të grave deputete, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se gjinia femërore çdo ditë e më shumë po bëhet më e përgatitur për të marrë përgjegjësi të reja në pozicione të rëndësishme por, sipas saj, ende ka probleme për avancimin e perspektivës gjinore në Kosovë.

Ajo tha për ‘Epokën e re’ se në disa prej komunave kanë vërejtur progres sa i përket barazisë gjinore, por sipas saj, ka pasur edhe të dhëna dëshpëruese në një pjesë të komunave.

“Ajo që mbetet ende shqetësuese është se gratë janë ato të cilat, në raport me burrat qëndrojnë shumë ulët në ranglistat e punësimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sidomos në nivelin lokal, ku janë përqindje tepër e ulët”, ka deklaruar Deliu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...