Candreva ka vetëm fjalë të mira për Conten
Ishte afër largimit nga Interi, por me ardhjen e Antonio Contes, sulmuesi anësor, që tani po luan si mbrojtës në krahun e djathtë, Antonio Candreva, është shndërruar në një futbollist të rëndësishëm për Interin, raporton Gazeta Express.
Natyrisht, për këtë ndryshim rrënjësor në karrierë, meritat i ka Conte dhe ai s’ka se si mos ta falënderojë ishin e Juventusit dhe Chelseas.
Ai kërkon nga shokët e skuadrës që të vazhdojnë të punojnë dhe të ndjekin Conte sepse me të, sipas tij – Interi mund të arrijë gjëra e gjëra.
“Ky sezon ka qenë një histori tjetër për të gjithë në Inter”, tha ai në konferencë për media para ndeshjes në Champions League me Borussia Dortmund.
“Për mua, trajneri është i rëndësishëm, ashtu siç është i gjithë ekipi”.
“Kemi parë në këto muaj të parë se ai na ka ndihmuar që të arrijmë në një tjetër nivel në stërvitje dhe ndeshje, si në shtëpi ashtu edhe jashtë”.
“Conte është i vendimtar, tani duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duhet ta ndjekim atë sepse ai mund të na dërgojë larg”.
Interi është duke rivalizuar Juventusin për titullin e Serie A.
Pas 11 xhirove, ekipi i Contes gjendet në pozitën e dytë me 28 pikë, një më pak se ‘Zonja e vjetër’. /Gazeta Express/


