“Duhet ta blejmë Coutinhon, apo jo?”

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho shënoi het-trik fantastik në fitoren bindëse të Bayern Munich 6:1 kundër Werder Bremen të shtunën dhe paraqitjet e tij në javët e fundit për kampionin gjerman kanë bërë që shumë persona të besojnë se braziliani është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Që prej se u largua nga Liverpooli drejt Barcelonës më 2018, Coutinho ka pasur shumë vështirësi të gjejë formën e tij më të mirë, por duket se ka nisur të bëjë një gjë të tillë tani në Gjermani, veçanërisht prej se Hansi Flick e mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Niko Kovacit, transmeton Gazeta Express.

Coutinho është i huazuar në Bayern, por shumë prej bashkëlojtarëve të tij e duan që klubi ta blejë atë përfundimisht.

“Nëse e keni shikuar ndeshjen sot, them se ne duhet ta blejmë atë, apo jo?” tha David Alaba pas ndeshjes.

Braziliani e ka një klauzolë në kontratën e huazimit në Bayern, e cila ia mundëson gjigantit gjerman ta blejë atë përfundimisht verën e ardhshme.

Ama për ta bërë këtë, Bayerni duhet t’i derdhë 120 milionë euro. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...