Dugolli rrëfen momentet rrëqethëse të ekzekutimit masiv të të burgosurve nga serbët në Dubravë

PUBLIKUAR

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka rrëfyer në emisionin Pressing në T7 për momentet e tmerrit që ka përjetuar aty së bashku me më shumë se 900 të burgosur politikë shqiptarë.

Ai tregon se ajo që ka përjetuar aty, është e barabartë me një “gjueti të njerëzve”.

“Më dukej si ëndërr e keqe. Aq shumë gjuanin me granata as më dukej se po bombardoheshim. Ashtu ka ndodh. Sikur në ato filmat që i shihni. Kanë mbetur shumë shokë të vrarë. U futëm brenda, ishte një bankinë e dheut. Filluan të gjuanin me gjitha llojet e armëve, mitralozë, kallashnikovë e të tjera. Në vrojtoren që ishte aty”, tha ai.

Ai tregon edhe ngjarjen se si ndiqeshin njerëzit e paarmatosur nga njerëz të maskuar.

“Një vrimë ka qenë që e ka shkaktu NATO—ja dhe aty e kanë futur mitralozin dhe kanë gjuajtur. Instikti për më shpëtu ka qenë ai që ka mbizotëruar. Aty ka mbetur një numër i madh i të vrarë ndërsa të plagosur ka pasur edhe më shumë. Kishim ikur. U futën të maskuar, sepse ashtu futeshin gjithmonë. I shihnin njerëzit ku fshiheshin, pasi ishin në cdo vend duke u munduar të mos shiheshin. Futeshin dhe i merrnin piketat dhe godisnin, më pas dilnin jashtë, e merrnin më shumë municion dhe ktheheshin. E tmerrshme. Ishte gjueti i njerëzve”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...