Duda Balje kërkon falje për deklaratën e saj, sqaron të vërtetën për ‘komunat serbe’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës , Duda Balje, katër komunave serbe në veri u është referuar si komuna të Serbisë, gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilin ajo është kryetare.

Mirëpo, kjo deklaratë nuk ishte e qëllimshme. Në një prononcim për “Indeksonline”, deputetja ka sqaruar gjithë këtë situatë. Ajo thotë se si deputete boshnjake nuk ka asnjë arsye që të përkrah apo favorizoj cilëndo politikë të Serbisë që dëmton qytetarët e Republikës së Kosovës apo që shkel ligjet e Republikës së Kosovës.

“Nuk e lejoj asnjë gazetar dhe asnjë person ne Kosovë që për një gabim teknik e gjuhësor të më vendos në anën e gabuar proserbe dhe të dëmshme për Kosovën. Unë asnjëherë nuk kam mbështetur asnjë iniciativë politike të dëmshme për Kosovën. Unë kam mbështetur e votuar ne dobi dhe për zhvillimin e Kosovës çdo here do te veproj ne te njëjtën mënyre”, ka thënë ajo.

Më tej, Balje sqaron se çdo dite pune e saj është për Republikën e Kosovës dhe për të ardhmen e të gjithëve.

“Falënderoj koleget anëtare te Komisionit te cilët me kane mbështetur e me mbështesin ne punën tone te përbashkët. Ju kërkoj falje  qytetareve për gabimin teknik e gjuhësor  duke u munduar te flas ne gjuhen shqipe unë si boshnjake nuk kam shtet rezerve me gjuhen shqipe ashtu si e njoh unë do te vazhdoj te punoj e veproj se bashku me koleget e mi për Republikën e Kosovës shtetin tone te vetem. Për asnjë marketing e popullaritet publik gazetaresk e medial nuk lejoj qe dikush me nje gabim te paqellimshem teknik e gjuhësor te dëmtoje punën, angazhimin tim si deputete”, ka thënë ajo.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...