Duartrokitja e ngrohtë që Ronaldo e mori nga tifozët e Man Unitedit dhe selfie me një tifoz

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka marrë një duartrokitje të ngrohtë nga tifozët e Manchester Unitedit në përfundim të takimit mes “Djajve të kuq” dhe Juventusit në “Old Trafford” të martën mbrëma.

Ish-ylli i Man Unitedit, Ronaldo u rikthye në Mançester për t’i ndihmuar skuadrës së tij Juventus ta dominoi plotësisht skuadrën e Jose Mourinhos në fitoren 1-0 në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo u përfshi në golin e fitores të shënuar nga Paulo Dybala, pasi e harkoi një top nga krahu i djathtë, i cili e gjeti sulmuesin argjentinas pasi Chris Smalling nuk qe në gjendje ta largojë atë nga zona.

Dhe edhe pse Ronaldo dhe Juventusi e heshtën turmën vendase, e cila nuk pati për çfarë të brohoriste pasi djelmoshat e Jose Mourinhos ishin të humbur në fushë kundër gjigantit italian, tifozët vendas i dhanë ish-heroit të tyre një duartrokitje të ngrohtë në fund të takimit.

Një tifoz u fut në fushë vjedhurazi për ta takuar Ronaldon, por u kap nga sigurimi pak para se të mbërrinte te portugezi. Megjithatë, ai përsëri ai doli të bëjë selfie me ish-yllin e skuadrës së tij.

Kjo u vlerësua nga Ronaldo, i cili i fitoi tre tituj në Premierligë dhe një në Ligën e Kampionëve në mesin e shumë trofeve gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në United para se t’i bashkohej Real Madridit më 2009.

“Fitore e rëndësishme dhe ndeshje shumë emocionale për mua. Të luaja përsëri në Old Trafford ishte madhështore”, shktoi Ronaldo në Instagram.

“Faleminderit të gjithë tifozëve për mikpritjen dhe përkrahjen”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...