Duan përgjegjësi për fryrje të listave të veteranëve (Video)

PUBLIKUAR

Fryrja e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shqetësim i vazhdueshëm për veteranët dhe invalidët e luftës. Ata kanë kërkuar që të mbyllet komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për Tribuna Channel, se është përgjegjësi e Qeverisë rritja e numrit të aplikuesve për statusin e veteranit apo invalidit, ngase kjo po ndikon dhe dëmton buxhetin e ndarë për këto kategori.

Ai shpreh shqetësimin e tij se aplikimi për të fituar statusin ka qenë pa kurrfarë kritere.

Nga ana tjetër, ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi, është deklaruar për Tribuna Channel se pastrimi i listave merr kohë ngase ky proces është i ndërlikuar dhe me këtë duhen të merren organet e drejtësisë ngase qeveria e ka të pamundur të ndërhyjë në këtë proces.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...