“Duam ta përmbysim Realin në Bernabeu”

PUBLIKUAR

Kimmich beson se Bayerni do ta përmbysë rezultatin kundër Realit në “Santiago Bernabeu”.

Joshua Kimmich është i zhgënjyer me humbjen në “Allianz Arena” nga Real Madridi në sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, por beson se kampionët e Bundesligës mund të përmbysin gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

“Janë dy ndeshje, kështu që ende nuk jemi jashtë, edhe pse nuk e nisëm mirë, e nisëm keq”, u shpreh Kimmich.

“Bayerni mund ta përmbysë Realin? Çdo gjë është e mundur në futboll, për këtë shumë njerëz e duan dhe shikojnë futboll.  Duam ta bëjmë këtë të mundur (përmbysjen) javën e ardhshme”, shtoi mes tjerash mbrojtësi i Bayern Munich.

Reali fitoi 1-2 në “Allianz Arena”, sfida e kthimit zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të martën nga ora 20: 45. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...