Dua Lipa takohet me aktivisten për të drejtat e njeriut, Nadia Murad

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka vazhduar takimet e saj pas paraqitjes në Këshillin Atlantik.

Këngëtarja është takuar me aktivisten për të drejta të njeriut dhe nobelisten, Nadia Murad, teksa edhe ndau me fansat në Instagram disa fotografi nga ky takim.

26-vjeçarja tha se bashkë me aktivisten nga Iraku kanë biseduar për fëmijërinë dhe familjet e tyre, dhe gjithashtu dashurinë që ka për ushqimin arab.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Fillimisht kam folur me Nadia Murad në zoom, në muajin shkurt të këtij viti. Pas disa takimeve virtuale, ndihem shumë me fat që takova personalisht këtë qenie njerëzore të pabesueshme dje. Nadia më tregoi për tmerret e gjenocidit të komunitetit të saj Yazidi nga duart e ISIS-it dhe traumën e pësuar nga të mbijetuarit e dhunës seksuale. Ne ndamë gjithashtu histori të familjeve tona, fëmijërisë sonë dhe dashurisë sonë për ushqimin arab. Mezi pres të ndaj me ju punën e mrekullueshme që ajo bën dhe punën që do të bëjmë së bashku. Ndiqni “Nadia’s Initiative” për të mësuar më shumë për këtë grua të jashtëzakonshme dhe luftën e saj për njerëzit e saj. Jam i nderuar ta mbështes në rrugëtimin e saj”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e disa fotografive ku shihet përkrah Nadia.

Kujtojmë që Nadia Murad është aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila jetën në Gjermani, ajo është themeluese e fondacionit “Nadia’s Initiative”, që ka për qëllim t’i ndihmojë gratë dhe fëmijët që kanë qenë viktima të trafikimit me qenie njerëzore, gjenocidit apo mizorive masive.

Në vitin 2018 Nadia dhe Denis Mukwege u nderuan me çmimin Nobel për paqe për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe konflikti të armatosur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...