Dua Lipa tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme të hënën teksa ndau fotografi nga performanca në koncertin “iHeartRadio Jingle Ball” në New York.
Këngëtarja, 27-vjeçe, ka mahnitur me një kostum dypjesësh ndërkohë që ka publikuar një sërë fotosh nga prapaskenat.

Ansambli i saj në ngjyrë argjendi dhe të bardhë u kompletua me një palë pantallona të ngjashme.

Dua, e cila hyri në skenë në eventin e “Madison Square Garden”, u shfaq me një stil të veçantë të flokëve gjysmë lart e gjysmë poshtë.

Për të përfunduar pamjen festive, ajo vendosi një rimel me shkëlqim dhe zgjodhi një buzëkuq mat nudo.



