Dua Lipa gati për ‘Studio 2054’, ndan pamje nga provat e fundit para shfaqjes

PUBLIKUAR

Performanca e këngëtares Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet ‘live’ dhe ‘online’ edhe në Kosovë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow.

Siç ka theksuar artistja shqiptare, mysafirë të spektaklit do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore si: Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë.

Ndërsa ka mbetur vetëm një ditë nga ky eveniment, 25 vjeçarja tregon se është çdo gjë gati, pasi ka ndarë disa imazhe nga provat e fundit.

Foto: Instagram

Ajo shfaqet e mrekullueshme në pozat që ka ndarë në Instagram, ku njëherësh është e shoqëruar nga një sërë valltarësh.

“Shumë afër”, ka shkruar ajo.

Lidhur me këtë, Sunny Hill Festival dhe platforma ekskluzive e biletave dhe promovimit të Studio 2054, Festtix, kanë njoftuar se do t’i shpërblejë të gjithë pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara të festivalit me 50% zbritje në biletën e Studio 2054. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...